SETA > Shqiptare |
A mjafton kà rkim falja e BBC-Turke pà r pÃ

A mjafton kërkim falja e BBC-Turke për përhapjen e dezinformatave në Turqi?

Përfshirja e BBC-së në përhapjen e lajmeve të rreme dhe dezinformatave për Turqinë demonstron se ajo ose nuk është në gjendje të përmbushë misionin e saj ose me dashje shkel vlerat e veta

Këtë javë, servisi lokal i BBC-Turke publikoi lajme (të rreme) në lidhje me planet e supozuara të Britanisë së Madhe për të krijuar një qendër shqyrtimi për azilkërkuesit afganë në Turqi. Burimi i tyre ishte Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace. E vërteta, megjithatë, është se Wallace nuk e kishte përmendur Turqinë në deklaratën e tij. Më vonë, ai deklaroi se Turqia u përmend në media si një vend i mundshëm për qendrat e shqyrtimit. Në të njëjtën ditë, Ministria e Jashtme turke kritikoi lajmet e rreme, duke thënë: "Lajmet se ka plane për të krijuar një qendër të shqyrtimit të azilit për azilkërkuesit afganë në Turqi nuk pasqyrojnë të vërtetën", shkruan Anadolu Agency (AA). Në fakt, pasi mori përgjigje të fuqishme nga qeveria turke, servisi turk i BBC-së lëshoi ​​një deklaratë të kërkim faljes më 23 gusht për cilësimin "e gabuar". Duke pranuar gabimin e tyre, bordi redaktues deklaroi se vërejtjet në fakt erdhën nga komentet e "Daily Mail" dhe "The Guardian" mbi planet e Britanisë në rajon, jo nga ndonjë burim zyrtar. Për fat të mirë, lajmet e rreme të servisit turk të BBC-së për Turqinë nuk shkaktuan indinjatë të gjerë në shoqërinë turke. Megjithatë, përhapja e lajmeve të tilla të rreme në një kohë kaq të ndjeshme për një temë të ndjeshme për të cilën shoqëria turke është shumë e shqetësuar nuk është një çështje e parëndësishme. Prandaj, ka disa dimensione në këtë çështje për të cilat duhet të ndalemi dhe t'i kritikojmë. Fillimisht duhet të theksohet, bazuar në dëshmi të shumta, se kjo nuk është hera e parë që BBC publikon lajme të rreme dhe dezinformon publikun turk dhe ndërkombëtar. Po t'i shohim disa shembuj të fundit duhet të jetë e mjaftueshme. Për shembull, më 10 prill 2020, BBC-Turke publikoi një lajm të rremë bazuar në një burim anonim. Në lajme, u pretendua se Turqia ishte shumë vonë në përgatitjet për pandeminë e COVID-19 dhe për shkak të kësaj, ajo do të përballet me probleme në lidhje me ventilatorët. Në një raport tjetër të publikuar më 24 prill, bazuar në opinionet e një mjeku familjar, emri i të cilit nuk u bë i ditur, u pretendua se personelit mjekësor në Turqi i mungonin pajisjet mbrojtëse. Në kundërshtim me pretendimet, megjithatë, Turqia është ende një nga vendet me performancën më të mirë kundër pandemisë. Për më tepër, që nga shpërthimi i pandemisë, Turqia ka dërguar pajisje mjekësore në gati 160 vende. Në këtë mënyrë, BBC-Turke u përpoq të krijojë një atmosferë paniku në shoqërinë turke bazuar në burime dhe informacione të pasakta. Për më tepër, më 8 maj 2020, BBC, kompania më e "respektuar" mediatike britanike dhe "Sky News" pohuan se një sasi prej 400 mijë pajisjesh mbrojtëse të personelit të dërguara nga Turqia ishin të padobishme dhe nuk i plotësonin standardet e sigurisë në Britani. Qeveria britanike, megjithatë, kritikoi raportimin dhe e shpalli atë një lajm të rremë. Në të vërtetë, ambasadori britanik në Turqi, Dominick Chilcott tha në Twitter se "rrëfimet në mediat britanike se 400 mijë artikuj të pajisjeve të mbrojtjes së personelit të dërguara nga Turqia janë të pavërteta". Ata gjithashtu nuk arritën të përmendin se produktet u dërguan nga një kompani private dhe jo nga vetë shteti turk. Duke përhapur dezinformata të tilla, ata synuan të poshtërojnë Turqinë në sytë e bashkësisë ndërkombëtare, por dështuan. Në fund të fundit, të gjithë e dimë se përdorimi i lajmeve të rreme dhe dezinformatave nga BBC dhe BBC-Turke kundër Turqisë nuk është diçka e re. Një organizatë që pretendon se ka mekanizma të fortë të kontrollimit të fakteve (pra, BBC Reality Check) duhet të shmang lehtësisht gabime të tilla në rrethana normale. Duke supozuar se një raportim i tillë nuk bëhet me qëllim të keq, mund të konkludojmë se burimet e informacionit të BBC dhe BBC-Turke janë joadekuate dhe shërbimet e tyre editoriale kanë qenë neglizhuese në verifikimin e tyre. Misioni i BBC-së është deklaruar në faqen e saj zyrtare si më poshtë: "Misioni ynë është të veprojmë në interes të publikut, duke u shërbyer të gjithë auditorëve përmes ofrimit të prodhimeve dhe shërbimeve të paanshme, me cilësi të lartë dhe dalluese që informojnë, edukojnë dhe argëtojnë". BBC pohon se e vërteta, saktësia, paanësia, larmia e opinioneve, ndershmëria dhe pavarësia janë në krye të raportimit të lajmeve. Përkundër misionit të tyre të deklaruar dhe vlerave editoriale, përfshirja e BBC-së në përhapjen e lajmeve të rreme dhe dezinformatave për Turqinë demonstron se ajo ose nuk është në gjendje të përmbushë misionin e saj ose shkel qëllimisht vlerat e veta. Në përgjithësi, një raportim i tillë dëmton reputacionin dhe besueshmërinë e korporatës së vetë BBC-së. Paralelisht me këtë, meqenëse BBC është transmetuesi i shërbimit publik i shtetit britanik, një politikë e dobët e transmetimit e bazuar në lajmet e rreme mund të dëmtojë marrëdhëniet turko-britanike. Në fakt, gjatë dy dekadave të fundit, lidhjet turko-britanike janë forcuar në bazë të interesave të ndërsjella. Përkundër kësaj, në një botë pas Brexit-it ku Britania ka nevojë për partnerë të rinj, të fortë dhe të besueshëm, përhapja e lajmeve të tilla të rreme ka potencialin të krijojë perceptime negative për Britaninë në Turqi. Prandaj, BBC dhe shërbimet e saj lokale duhet të shmangin prodhimin dhe shpërndarjen e lajmeve të rreme në lidhje me Turqinë, të cilat mund të dëmtojnë marrëdhëniet politike dypalëshe të Britanisë me Turqinë, për të mos përmendur projektet e ardhshme turko-britanike të refugjatëve të cilat mund të rrezikohen nga raportime të tilla. Nga ana tjetër, menjëherë pas përhapjes së lajmeve të rreme, zyrtarë të lartë turq (përfshirë presidentin Recep Tayyip Erdoğan, ministrin e Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu dhe drejtorin e Komunikimeve Fahrettin Altun) deklaruan se raporti i BBC-së nuk pasqyron realitetin. Pavarësisht kësaj, një grup politikanësh dhe gazetarësh turq preferuan të besonin lajmet e rreme në vend që ta konfirmonin atë nga burimet e tyre të lajmeve. Çuditërisht, këta njerëz vazhdojnë të këmbëngulin se lajmet e rreme për të cilat BBC ka kërkuar falje janë të vërteta dhe janë të vendosur për të mos pranuar gabimin e tyre. Një sjellje e tillë, e cila pasqyron frymën e epokës pas të vërtetës, shërben vetëm për të lehtësuar përhapjen e lajmeve të rreme dhe për të polarizuar më tej shoqërinë turke. Si rezultat, këta individë, ashtu sikur se servisi turk i BBC-së, i detyrohen një kërkim falje shoqërisë turke. Kërkim falja e BBC-së për lajmet e rreme ishte një imperativ moral sepse ndihmoi shpërndarjen e lajmeve që binin ndesh me realitetin. Megjithatë, kjo kërkim falje e thjeshtë nuk është e mjaftueshme pasi ajo tashmë ka kontribuar në shtrembërimin e mëtejshëm të fakteve në terren në një kohë shumë të ndjeshme. Për të demonstruar se kjo kërkim falje është vërtet e sinqertë, BBC dhe shërbimet e saj lokale duhet të ndalojnë përhapjen e lajmeve të rreme për Turqinë dhe të bëhen pjesë e fushatave të dezinformimit kundër saj, në radhë të parë në përputhje me vlerat e saj të transmetimit. Duke përfituar nga ky rast edhe një herë theksojmë, bazuar në deklaratat pa mëdyshje të zyrtarëve turq se Turqia nuk është absolutisht e interesuar të pranojë një fluks të ri refugjatësh, kësaj radhe afganë, pasi tashmë vendi ka strehuar afër katër milionë refugjatë sirianë të regjistruar. [AA, 27.08.2021]
Tags »